Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa, ka mbërritur ditën e djeshme në Shqipëri. E shoqëruar nga prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, si dhe i fejuari i saj, Anwar Hadid, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, pas takimeve zyrtare në Bashkinë e Tiranës dhe me nw Kryeministri, ka gjetur pak kohë për një udhëtim romantik në kryeqytet.
Këngëtarja ka postuar disa foto në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë të dashurit të saj Anwar Hadid në Tiranë dhe duket shumë e lumtur. Vetë Dua Lipa shkruan në “Twitter” se :”Sot është një ditë e bukur”
? today was a good day ? pic.twitter.com/UT1v5oHqq0
— DUA LIPA (@DUALIPA) July 24, 2021
Ditën e djeshme kryebashkiaku Veliaj dhe këngëtarja Dua Lipa inspektuan edhe punimet për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit.
/Priza.al/