Pllakat tektonike të Tokës janë në lëvizje të vazhdueshme dhe së fundmi, shkencëtarët kanë njoftuar se të dhënat e reja satelitore mbështesin idenë se kontinenti afrikan po ndahet në dysh falë lëvizjeve tektonike. Kj ndarje do të krijojë një oqean të ri.
Në Afrikën Lindore, veçanërisht në rajonin Afar të Etiopisë, klima e nxehtë po bën që pllakat tektonike të largohen nga njëra-tjetra. Ky rajon shtrihet mbi tre pllaka tektonike, përkatësisht pllakën nubiane, somaleze dhe atë arabe.
Në një raport të NBC News, i cili u paraqit nga Christopher Moore, një student doktorature në Universitetin e Leeds në Mbretërinë e Bashkuar, diskutoi të dhënat e reja satelitore. Moore përdori në mënyrë specifike radarin satelitor për të monitoruar aktivitetin vullkanik.
Moore i tha NBC News se “Kjo zonë e Afrikës është i vetmi vend në Tokë ku mund të studiohet se si çarja kontinentale bëhet një çarje oqeanike”. Me fjalë të tjera, i vetmi vend në Tokë ku një kontinent po ndahet në dysh. Ai shtoi se pjesa e sapo ndarë e Afrikës “do të bëhet kontinenti i saj i vogël”.