Një orë e gjysmë në pyetje, largohet nga ambientet e SPAK ish-kryebashkiaku i Dibrës

Ish-kryebashkiaku, Muharrem Rama ka lënë ambientet e SPAK, ku u morr në pyetje prej 1 orë e gjysëm.

Dyshohet se Rama është marrë në pyetje nga seksioni i korrupsionit që është ngritur në SPAK mbi një tender për abuzimet me paratë publike. Mësohet se tenderi është bërë nga Bashkia Dibër për disa kanale vaditëse.

Burime për mediat nuk e përjashtojnë as mundësinë se ai mund të jetë pyetur nga SPAK edhe për hetimet që po kryhen për koncesionin e sterilizimit, pasi ish kryebashkiaku ka qenë mjek dhe drejtor i Spitalit të Dibrës, prej disa vitesh.

Muharrem Rama mori detyrën e kryebashkiakut të Dibrës më shtator të vitit 2016-të, ku zëvendësoi Shukri Xhelilin, të shkarkuar pas publikimit të një video-skandali, ku i kërkonte favore seksuale një vartëseje të tij në bashki në këmbim të një vendi pune më të mirë. Ndërsa është specializuar për kirurgji të përgjithshme në vitet 1993-1997, pas së cilit u emërua kirurg në spitalin e Peshkopisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *