Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një video në “Twitter” ku thekson mesazhin: “Një parti, një Kuvend! 18 dhjetor”.
Kryedemokrati thekson se kundërshtari politik është investuar që diçka të nisur nga Sali Berisha për interesin e tij personal, ta shfrytëzojë për ta përçarë Partinë Demokratike.
“Unë besoj se rruga që ka ndjekur nuk i ka dhënë produktin e dëshiruar. Për më shumë dhe për fat të keq, faktorë ekstrapolitikë që s’kanë lidhje me interesat të demokratëve, të krimit të organizuar, oligarkë, por dhe kundërshtari ynë politik, është investuar që diçka të nisur nga Sali Berisha për interesin e tij personal, ta shfrytëzojë për ta përçarë Partinë Demokratike. Kësaj i është dhënë përgjigje përfundimtare me 15 Nëntor. Ka një Parti Demokratike, ka një kuvend me 18 Dhjetor“, shkruan Basha.
Një Parti, një Kuvend! #18Dhjetor✌? pic.twitter.com/AGTEb3coVJ
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 1, 2021
/Priza.al/