Një person gjendet i pajetë brenda banesës së tij; dyshohet të jetë…

Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Policia ka bërë me dije se shtetasi banonte në fshatin Trush dhe dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, në banesën e tij. Megjithatë ende pritet që ngjarja të zbardhet plotësisht.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në fshatin Trush, Shkodër, dyshohet se shtetasi M. M., 81 vjeç, është vetëvrarë me armë gjahu, në banesën e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *