Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 20-vjeçares Caroline Crouch nga burri i saj Babis Anagnostopoulos brenda shtëpisë së tyre në Glyka Nera.
Gazetari grek Vassilis Lambropoulos shprehet se ekziston një person i tretë në marrëdhënien midis vrasësit Babis Anagnostopoulos dhe Carolines fatkeqe. “Sekreti që familja e Caroline dinte doli në dritë” shkruan “Ta Nea”.
“Duket se 32-vjeçari kishte kontakte me një grua kohët e fundit, e cila është nga mjedisi i tij i gjerë profesional, diçka që tregon se 20-vjeçarja mund ta ketë zbuluar dhe kjo është arsyeja pse ajo donte të linte shtëpinë në Glyka Nera” shkruhet më tej në artikull.
“MEGA” u përpoq të kontaktojë gruan në fjalë, por “mori një përgjigje nga avokati në Athinë se 40-vjeçarja nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen e Caroline”. Piloti, i cili luajti rolin e “kryefamiljarit të mirë”, tani do të thirret të përgjigjet nëse vrasja e 20-vjeçares nuk ishte edhe aq e gjaknxehtë në fund të fundit dhe nëse krimin e kishte bërë me paramendim.