“Një pjesë e madhe e zemrës sime u thye”/ Georgina Rodriguez flet për humbjen e foshnjës së saj

Georgina Rodriguez ka folur për herë të parë për humbjen e foshnjës së saj në serinë e dytë të reality show-t të saj. Pasi ‘Netflix’ konfirmoi se “I Am Georgina” do të kthehej ‘së shpejti’, detajet në lidhje me trazirat emocionale që ajo kaloi pas humbjes shkatërruese në prill, po dalin në pah. Drejtori i ‘Netflix’ në Spanjë, Alvaro Diaz, zbuloi se tragjedia që pësuan modelja dhe partneri i saj, do të jetë një pjesë kyçe e serisë së dytë.

Georgina rrëfeu pak nga seriali në një festival spanjoll filmi televiziv dhe radiofonik, e cila u shpreh se: “Jeta më ka dhuruar kaq shumë në një hapësirë ​​kaq të shkurtër kohe. Këtë vit kam përjetuar momentin më të mirë dhe më të keq të jetës sime në një çast. Një pjesë e madhe e zemrës sime u thye dhe pyeta veten se si mund të vazhdoja. Përgjigjen e kisha më afër se sa mendoja. Kam parë në sytë e fëmijëve të mi dhe aty pashë mënyrën e vetme për ta bërë këtë, të jemi të gjithë bashkë”.

Një një deklaratë tronditëse në prill, çifti dhanë lajmin se kanë humbur djalin e tyre të porsalindur: “Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre. Ne jemi të gjithë të shkatërruar nga kjo humbje dhe me mirësi kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *