“Një plumb në ballë dhe është pak”, analistja shqiptare kërcënohet me jetë

Analistja politike në Kosovë, Luljeta Aliu është kërcënuar publikisht nga një person në rrjetin social Facebook. Teksa shprehet e shqetësuar në komentin e shpërndarë, ajo thotë se shumica e prokurorëve mendojnë si komentuesi dhe nuk e arrestojnë personin që e ka kanosur. Luljeta Aliu nuk jep detaje të tjera, por shigjeton drejtësinë që sipas saj, po e lënë në harresë.

Statusi

Qe neandertalat si duken. Per keta, gruja nuk guxon me braktise burrin, edhe pse ai eshte i dhunshem, mashtrues, rrenc, tradhëtar. Për këta, ajo duhet me nejte e me duru e mos me kallxu qe ai si tinzak që është, sillet si njeri shumë i mirë e modern, e brenda 4 mureve të torturon emocionalisht e psiqikisht e fizikisht. E i korrupton polici e prokurori e gjyqësor, sepse lehtë korruptohen, janë kështu shumica si këta, primitivë. Po kush, cili prokuror del e arreston këtë tip, që publikisht më kërcënon me jetë e që ju bën thirrje neandertalëve tjerë? Asnjë. Sepse kështu mendojnë shumica e burrave, si ky. E ky tjetri, që as shqip nuk din me shkru, ta shan demokracinë, sepse ua lejoi grave me ju ba ballë njerëzve primitivë si këta.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *