Një aksiden i rëndë u raportua mbrëmjen e djeshme në orën 23:45 në rrugën kryesore në qytetin e Shëngjinit. Mësohet se bëhet fjalë për drejtuesin e një motori shtetasi Sh. M., 37 vjeç, banues në Kosovë i cili ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike dhe ka përfunduar në trotuar. Menjëherë banorët e zonës lajmëruan autoambulancën, si dhe së bashku me efektivët e policisë që mbërritën direkt në vendin e ngjarjes i janë gjendur pranë duke i dhënë ndihmën e parë dhe mbajtur në koshiencë.
I dëmtuari është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës .
Njoftimi i Policisë:
Lezhë / Informacion paraprak
Në Shëngjin, shtetasi Sh. M., 37 vjeç, banues në Kosovë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës me të cilën po lëvizte dhe për pasojë është rrëzuar.
Aktualisht, shtetasi Sh. M, ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit