Një romancë mes Kiara Titos dhe Luiz Ejllit brenda BBV? Moderatorja ‘thyen’ heshtjen

Moderatorja Kiara Tito është shfaqur edhe këtë herë e tërhequr nga marrëdhënia e mundshme me këngëtarin Luiz Ejlli.

Së fundmi, ajo ka folur me banorin Ronaldo Sharka, ku ka rrëfyer për lidhjet e saj të mëparshme duke shtuar se nuk e mendon fare lidhjen me Luizin.

“Me Luizin nuk e mendoj fare lidhjen. Vazhdoj të jem po njësoj si kam qenë në ditën e parë. Jam shumë e kujdesur dhe e vendosur se nuk i kam besë njeriu. Këtu jemi në lojë. Dikush mund të luajë, por nuk e lejoj të luajë askush me ndjenjat e mia”, tha ndër të tjera Kiara.

Pas refuzimeve të vazhdueshme të Kiara Titos, Luizi nuk e ka përjashtuar mundësinë e flirtimit me vajza të tjera brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *