Presidenti i Serbisë, Aleksadndër Vuçiç u takua këtë të mërkurë me dhëndrin e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump. Nëpërmjet një postimi Vuçiç shkroi se takimi i tij me Jared Kushner ishte një “shkëmbim frymëzues i ideve”.
Ai shtoi se Kushner i prezantoi atij një projekt për një “hotel madhështor në Beograd, i cili do të kontribuojë që kryeqyteti ynë të bëhet qendra e kësaj pjese të botës, e cila do të pozicionohet në hartën globale si një destinacion i pashmangshëm dhe seli e dëshirueshme për korporatat, universitetet dhe institucionet më të mëdha ndërkombëtare, por edhe një frymëzim për artistët, shkencëtarët dhe, mbi të gjitha, për të rinjtë nga e gjithë bota”.
Komprania e Jared Kushner planifikon të ndërtojë një kompleks biznesi-banesor në vendin e ish-Shtabit të Përgjithshëm në Beograd.
Gazeta New York Times raportoi më 18 mars se investimi kap vlerën e 500 milionë dollarëve dhe se, sipas kontratës së propozuar, shteti i Serbisë duhet të marrë 22 për qind të fitimit.