Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar debatin më të fundit politik, atë të lidhur me dosjet e ish-sigurimit të shtetit. Veliaj u shpreh se nuk bëhet fjalë për targetuar një person me ligjin e ri por sipas tij kjo po bëhet për të mbyllur njëherë e mirë debatin mbi dosjen.
“Nuk kam koment për mënyrën si argëtohet Ilir Meta, ka një mllef nga Shqipërisë dhe shqiptarëve ndërkohë që i kanë dhënë gjithçka. Letrat ngelen, kush është i përndjekur do duhet të mendojë çfarë kanë bërë ata për votat e të djathtëve. Ndryshimi i ligjit vjen pasi me iniciativë të LSI-së vetëm e Rusia nuk kishim hapur dosjet. Menduam që amendamenti ishte për të shkurtuar punën e arkiv ës pa ditur që jepet certifikatë e pastërtisë edhe pa u verifikuar me justifikimin se nuk gjeten dosja. Nuk bëhet fjalë për të targetuar një person por për të hequr një barrierë. Dosjet janë të mos përdoret alibia e një letre bakalli për të pastruar figurën kur dosjet janë aty”, tha Veliaj.