Editorial nga Elio Laze
Pas emisionit te mengjesit sot te SYRI, me kolegun Flavio Qarri, dhashë ca opinione te miat për Guvernatorin e “Bankës” së Shqiperisë Gent Sejko që nuk u paskan pëlqyer disave. Madje ndonjë syresh më mori në telefon dhe më tha “verifikoi mirë të dhënat se s`janë ashtu për vëllanë e kunatit të Guvernatorit…dhe s`ka lezet ta quash derr ne Tv”.
Mirë, i thashë kolegut. Do kerkoj falje dhe po kerkoj. Meqë është mërzit Guvernatori do ta tërheq “derrin” dhe do e quaj “tutkun”. Një njeri “tutkun” është aq i trashë nga trutë e kokës e s`merr vesh fare sa ia hedhin te gjithë.
Guvernatori yne i bie te jetë tutkun.
Ky tutkuni ynë nuk merrte vesh fare ç`benin Finali, MCA-ja, Iute, Kredo, Lendali e ndonjë tjetër. Veteëm kur filluan njerëzit të hidheshin nga tarracat e te pinin fotoksinë, tha, “ore ç`bëhet me këto mikrokredite?!” Kështu? Jo, kolege jo! Guvernatori Sejko qe nuk eshte as derr e as tutkun dinte dhe dirigjon mire çdo gje ne Banken Qendrore e te gjitha qe ka nen hyqem kjo banke. Per kete punen e Lendalit qe s’qenkam i sakte do jem ne SPAK per detajet, mos u beni te paduruar.
Ajo qe thashe per vellane e kunatit, Lendalin e Guvernatorit ka kuptim dhe ka emra. I ka nxjerre edhe nje kolegu im me pare.
“Lendal” i Guverantorit me NIPT L92312049J ka marre licencen Nr. 54 te mikrokredise me date 1 Shkurt 2022. Guvernatori ia dha licencen Lendalit qe kishte dy ortake, Eron Merko (70%) dhe Anila Misa (30%). Njeri punonjes i Bashkise Tirane te Gjelberimi dhe tjetra nje prestanome qe rri ne USA e se njeh kush.
Keta te dy moren licence per te be mikrobanke duke ardhur nga nje sukses i madh biznesi me Lendalin. Si? Ne 2021 Lendal del me humbje 200,716 lek, ne 2022 del me humbje 3,523,562 lek. Pra, po ke sukses duke humbur dy vjet resht “tutkun” Guvernatori te jep licence mikrokredie.
Po pse ia dha licencen?! Se ju dogj barku per Eron Merkon e gjelberimit?!
Zyra e Lendal kur u krijua ne 2019 kishte kete adrese: Rr. Ibrahim Rrugova, Pallati 64, Hyrja 8, Ap. 1. Te njejten adrese me shoqerine Ale Advisers (Nipt L71919026U). Kjo zyra Ale Advisers eshte e Elton Gjipalit. Ky eshte kunati direkt i Guvernatorit, pra vellai i gruas. Kjo zyra e kunatit Ale Advisers, merrej me mbledhje borxhesh, kurse Lendal me dhenie borxhesh. Te dyja me nje apartament 2 + 1. Kur pyeta te kjo adrese se çfare ishin Elton Gjipali dhe Eron Merko, me thane ‘jane vellezer’ qe rrinin ne te njejten zyre, neper Tirane e neper Dubai gjithe kohen bashke. Ndaj thashe – “vellai” i kunatit te Guvernatorit.
Po te zyra me adrese Rr. Ibrahim Rrugova, Pallati 64, Hyrja 8, Ap. 1, na doli qe kishte “zyren” edhe avokate Egesta Klosi. Kjo e fundit qe une jam ne konflikt te Komisioneri kunder Diskriminimit, se e quajta ashtu si e therresin te gjithe “fuçia” punoi ca kohe aty te ajo zyra dhe me pas doli te punoje te zyra e permbaruesit Enuar Merko, vellait te ‘pronarit’ me letra te Lendal, “gjelberues-pastruesit” Eron Merko.
Pra nje skeme si MCA, Final, ADCA, me mbledhes borxhi, mikrokredi, avokat e permbarues ne nje çanak. Lendal dhe Ale Advisers i lidh ekonomistja Klodiana Tashi. Vellazeria Merko lidhen me kunatin “e shokut Xhemal” nepermjet Klodiana Tashit dhe Egesta Klosit.
Lendali qe mos harroj, eshte nje “BANGE” me dy punonjes gjithesej, qe kur eshte krijuar. “Tutkuni” Guvernator per te ruajtur depozitat tona neper Banga, licensoi nje tjeter shushunje qe nuk piu shyqyr zotit gjak, me emrin Lendal.
Tani, se ku e gjeti kapitalin ky Lendali, se si e verifikoi ‘tutkuni’ burimin e kapitalit te Eron Merkos dhe Anila Mistes etj. etj., dhe pse licencoi nje kioske afer Kalsbergut, afer Tirana Bang, kete do e mesojme pasi te hetoje SPAK.
Nuk po shkruaj me shume se mos provokoj sekelldi dhe na hidhet ndonje nga ndonje pallat perballe COIN, me verande nga ARENA.