Kryeministri, Edi Rama ka reaguar në lidhje me diskutimet që u bënë këtë të hënë në Kuvend në lidhje me Parkun e Butrintit.
Rama tha se rishikimi i kufijve të parkut është bërë me kërkesë të UNESCO në mënyrë që të hiqeshin nga zona e parkut të gjitha ato pjesë të kalbëzuar për shkak të ndërtimtarisë pa leje,
“Isha lajmëruar për një seancë tjetër, dhe as nuk e imagjinoja që seanca për Butrintin do të zgjatej kaq shumë dhe që do të ishte kishte shumë admirues, mbrojtës, të flakët ndër ata që janë përgjegjësit e drejtpërdrejtë për dëmet që janë shkaktuar. Jo vetëm Butrintit, por dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Duke qenë se u përmenda pa reshtur nga parafolësi, dëshiroj të them pak fjalë. Së pari; parku i Butrintit është shpallur i tillë me nismën time si ministër i Kulturës.
Butrinti është vënë në mbrojtje nga unë në atë kohë. Ndryshimi i kufijve të parkut ka ardhur si rezultat i hapjes së rrugës nga një valë ndërtimesh pa leje në zonën e Ksamilit. Rishikimi i kufijve të parkut është bërë me kërkesë të UNESCO në mënyrë që të hiqeshin nga zona e parkut të gjitha ato pjesë të kalbëzuar për shkak të ndërtimtarisë pa leje. Ne kemi ende personazhe në Kuvend që Bathore është mrekullia e 8 e botës, i vetmi vend në botë që u ndërtua pa leje. Kjo ishte një vlerë e shtuar e mrekullive të botës, pavarësisht se njerëzit aty vuanin pasojat e një lumi të tillë ndërtimesh kuturu. Ju dilni dhe flisni për mbrojtjen e komunitetit të kulturës, është vërtetë të kesh dy; një mbash dhe një ta çash. As dy nuk ndalin”, tha ai.