Një tank nga koha sovjetike në paradën ushtarake, fillojnë talljet me Vladimir Putinin

 

Në Rusi sot është festuar “Dita e Fitores”. Në sheshin e kryeqytetit rus është organizuar edhe parada tradicionale ushtarake. Ajo që ka nxitur shumë reagime ka qenë fakti se në këtë paradë është ekspozuar vetëm një tank i llojit T-34  e mbetur nga koha sovjetike.

Pavarësisht se në këtë paradë ka ekspozuar vetëm një tank, Putin në fjalimin e tij drejtuar pjesëmarrësve ka folur për atë se sa e fortë ushtarakisht është Rusia.

Kjo shkaktoi interes të veçantë në mesin e atyre që ndiqnin paradën, veçanërisht pasi dolën edhe raporte se Rusia kishte mungesë tankesh dhe ekuipazhesh tankesh, shkruan Newsweek .

“Kjo paradë ishte jashtëzakonisht e nivelit të ulët dhe kjo është arsyeja pse është domethënëse,” i tha Newsweek Sergej Sumlenny, një ekspert për Evropën Lindore .

Sumlenny ka thënë se parada e organizuar në sheshin qendror të Moskës ishte një “vetëposhtërim” për rusët.

Inna Sovsun, një anëtare e parlamentit ukrainas, komentoi paradën e Ditës së Fitores të Rusisë, duke shpërndarë një video të shkurtër në Twitter që tregon një tank të vetëm.

“Parada e Ditës së Fitores së Rusisë, duke shfaqur fuqinë e saj mbresëlënëse ushtarake me një…tank të epokës së Luftës së Ftohtë? Ushtria e dytë më e madhe në botë, thanë ata?”, ka shkruar ajo.

Russia’s Victory Day parade, showcasing their impressive military prowess with…a tank from the Cold War times? Second biggest army in the world, they said? pic.twitter.com/TPM1NW1bpJ

Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, tha se nuk kishte tanke moderne, automjete luftarake këmbësorie apo aviacion në paradën në Moskë.

“Ishte një nga paradat më të vogla në historinë ruse, zgjati më pak se 10 minuta.”

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *