Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë të shkallës Rihter goditi sot rajonin e Ishujve Kermadec pranë Zelandës së Re, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).
Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km, dhe USGS fillimisht raportoi një magnitudë prej 7.3, por më vonë e korrigjoi atë në 7.1.
Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësorin amerikan njoftoi se kërcënimi i cunamit kishte kaluar në zonën përreth ishullit Kermadec.