“Big Brother Vip” ka arritur në gjysmë të rrugës dhe duket se ka ende banorë të rinj që do të bëhen pjesë e shtëpisë.
Së fundmi, një tjetër aktore po përflitet se do t’i bashkohet nesër shtëpisë së “Big Brother Vip.” Bëhet fjalë për aktoren Eva Alikaj, emri i së cilës përflitej edhe edicionin e kaluar.
Sipas ‘Anabel.al’ Eva do të surprizojë banorët ku ata të interpretojnë disa pjesë nga “Pallati 176.”
Më herët Eva ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e formatit.
“Unë në fakt kisha ndërmend të futesha. Paçka se më thanë që të mos futesha unë bëj atë që më thotë mendja ime,” ka thënë Alikaj në një intervistë për “Goca & Gra”. Ajo shtoi se: “Në të tilla formate duhet të jesh vetvetja dhe po fitove, të fitosh për atë që je si njeri dhe jo si artist”.
Kujtojmë se banorët më të fundit që iu bashkuan shtëpisë së “Big Brother” janë Ermiona Lekbello dhe Bledi Mane. Ky i fundit është në nominim me Luizin dhe Kiarën.