Një tjetër dështim i ekzekutimit me injeksion në SHBA, i burgosuri vdes duke u përpëlitur dhe me të vjella të pakontrolluara

Shteti amerikan i Oklahomas ka kryer dje ekzekutimin e tretë të dështuar me injeksion fatal. I dënuari John Marion Grant vdiq pas disa minutash dridhjesh epileptike dhe të vjellave të pakontrolluara, para dëshmitarëve të shokuar në sallë.

60 vjeçari Grant ishte dënuar për vrasjen e gardianit të burgut Gay Carter on Friday, më 13 nëntor 1998, të cilin e goditi 16 me thikë, teksa kryente një dënim për grabitje dhe armëmbajtje pa leje.

Thuajse menjëherë pas injeksionit, Grant nisi konvulsione të forta trupore dhe volli mbi vete, sipas gazetarëve dëshmitarë të Associated Press. Ata thonin se Grant vazhdonte të merrte frymë për disa minuta teksa vijonte të dridhej dhunshëm. Ai volli përsëri ndërsa grupet e mjekëve kryen një test të gjendjes se tij.

Pasi u shpall i pandëgjegjshëm në orën lokale 4:15 pasdite, zyrtarët injektuan dozën e dytë të kimikateve vrasëse, deri sa ai ndaloi frymëmarrjen në 4:17, dhe u shpall i vdekur në 4:21 pasdite. Gazetarët thonin se nga 14 ekzekutime që kishin dëshmuar, kjo ishte hera e parë që i dënuari villte.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *