Një tjetër dron në shtëpinë e “BBV”, ja mesazhi për çiftin

Ditën e sotme, një tjetër dron ka mbërritur në shtëpinë e “BBV”. Teksa edhe dy ditë na ndajnë nga e shtuna dhe Kiara është në nominim “kokë më kokë” me Oltën, fansat i kanë dërguar një mesazh moderatores por sidomos Luizit.

“Gjithë shqiptarët janë me çiftin,”-shkruhej në dronin e dërguar.

Disa prej banorëve ndër ta edhe Luizi, ndodheshin në oborr afër pishinës në momentin kur droni ka kaluar mbi shtëpinë e “BBV”. Ndonëse produksion ju bëri thirrje të hynë në shtëpi, ata arritën ta shikojnë.

I gëzuar këngëtari është futur brenda duke i thënë Kiarës që pas kësaj që pa nuk del ajo të shtunën.

Kujtojmë që të martën u zbulua se çifti më i votuar për të dalë në nominim “kokë më kokë” për këtë të shtunë ishte Kiara dhe Olta. Nëse gjërat nuk ndryshojnë rrugës, njëra nga to “Prime-n” e ardhshëm lë shtëpinë e “BBV”.

Luizi edhe njëherë deklaroi se po u largua Kiara, do të largohet edhe ai bashkë më të. Ndonëse këto ditë, moderatorja është përpjekur ta bindë duke i thënë se edhe nëse kjo ndodh, ajo do që Luizi t’i shkojë deri në fund kësaj loje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *