Një tjetër firmë e rremë? Delegatja e PD-së kërkesë Palokës: Nuk është e vërtetë, kam refuzuar të firmos. Më tregoni formularin

Delegatja e PD, Freskida Rapo i ka drejtuar ditën e sotme një kërkesë zyrtare Kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Palokës ku i ka kërkuar që të vihet në dispozicion formulari në të cilin thuhet se ajo ka hedhur firmën, për mbledhjen e kuvendit më 11 dhjetor.

Lajmi u bë i ditur pak ditë më parë, nga deputeti Agron Shehaj i cili shkoi në zyrën e Palokës për të verifikuar firmat e njësisë që drejton, ndërsa Rapo u shpreh se firma e saj është falsifikuar.

“Kërkoj të më vini në dispozicion formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PDSH-së, që sipas infirmacionit të dhënë nga deputeti i zonës elektorale nr 5, Agron Shehaj, rezulton i formosur nga e nënshkruara, gjë e cila nuk përkon me të vërtetën pasi kam refuzuar të firmos formularin në fjalë”, shkruan delegatja Freskida Rapo Hani.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *