Gjendja e të burgosurve shqiptarë në Greqi është një çështje shumë problematike pasi nga burgjet greke ndodh që ato mos të dalin të gjallë për shkak të keqtrajtimeve.
Një nga rastet më të bujshme ka qenë ai i Ilia Karelit, i cili në 2014 humbi jetën si pasojë e dhunës mizore të ushtruar nga gardianët e burgut. Mos ndoshta edhe sot historia po përsëritet?
Nga mediat helene mësohet se ditën e enjte një i një i burgosur shqiptar në Greqi është vetëvrarë teksa ndodhej në fugoni e policisë, dhe ngjarja është bërë publike vetëm sot.
Ai ishte dërguar në spitalin e Amfisës pasi kishte paraqitur probleme shëndetësore, dhe po rikthehej nga spitali i drejt burgut të Malandrinos. 38-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, thuhet se vari veten me lidhëset e këpucëve në dritaren e furgonit që në rrethet e policisë greke quhet “Kluva”.
Por si është e mundur që një i burgosur mund të bëj një gjest të tillë teksa është në shoqërimin e efektivëve?
Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë zbardhur dhe policia greke ka nisur hetimet. Shqiptari vuante dënim për vepra të ndryshme penale.
/Burimi: Protothema/ Përshtati: Priza.al/