Një tjetër maniak bullgar kapet në Greqi/ Pas përdhunimit të shqiptares, këtë herë ‘viktima’ është një greke

Një tjetër përdhunim ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqi. Këtë herë ngjarja ka ndodhur në zemër të Kalkidës, ku një vajzë 25-vjeçare u mbajt peng në një apartament nga një person dhe u përdhunua për 14 ditë.

25-vjeçarja arriti të arratisej dhe denoncoi 29-vjeçarin me origjinë bullgare, duke thënë se ai e kishte mbajtur të mbyllur për 14 ditë, në htëpinë e tij në një zonë të Kalkidës, ku sipas saj, ai e përdhunonte.

29-vjeçari e tërhoqi vajzën përmes viberit, ku e ftoi në banesën e tij. Ajo vetë e vizitoi atë më 2 shtator në Kalkidë. Sipas burimeve policore 25-vjeçarja shkoi në komisariatin lokal e shokuar, duke i përshkruar policisë të gjitha gjërat e tmerrshme që kishte përjetuar. Ajo më pas shtoi se 29-vjeçari doli nga shtëpia për një kohë dhe ajo menjëherë gjeti mundësinë për të ikur.

Tashmë policia është në kërkim të të riut megjithatë ende nuk ka mundur ta arrestojë. Kujtojmë se disa muaj më parë, një grua shqiptare ra pre e përdhunimit nga një person me origjinë bullgare. Ajo u përdhunua për disa ditë, ndërsa agresori u arrestua pas disa kohësh në arrati.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *