Një tjetër polemikë për kryeministren e Finlandës… një foto topless në rezidencën zyrtare

Nuk rreshtin polemikat por as edhe faljet që kryeministrja Finlandeze ka kërkuar në pak ditë për videot, apo fotot e publikuara pa lejen e saj dhe që tregonin thjesht jetën e saj private. Por këtë herë bëhet fjalë për jetën private në rezidencën qeveritare. Që nga publikimi I videos së famshme ajo po përballet përditë me një polemikë të re.

“Skandali” i fundit, është: Foto topless e dy influencuesve të njohura, foto që janë shkrepur në rezidencën zyrtare të kryeministrit imazhi për të cilin Marin kërkoi falje.

-Fotoja e publikuar në rrjetet sociale tregon dy gra duke u puthur duke mbuluar gjoksin e zhveshur duke mbajtur në duar një tabelë me fjalët ‘Finlandë’. Ajo është marrë në një festë që kryeministrja finlandeze kishte organizuar në rezidencën e saj zyrtare në Helsinki, Kesaranta, në korrik, pas festivalit muzikor Ruisrock. Sipas mediave finlandeze, dy të rejat janë fotografuar në banjat në katin përdhes të rezidencës, ku ka edhe një dhomë për informime mediatike.

-Marin tha “fotografia nuk është e përshtatshme” dhe kërkoi falje. “Ne morëm saunën, notuam dhe kaluam kohë së bashku”, tha Marin. “Ajo foto nuk duhej bërë, por përndryshe nuk ndodhi asgjë e pazakontë”, shtoi ajo.

 

Një nga gratë është influencuesja finlandeze Sabina Särkkä (33), me të cilën Marin u pa duke kërcyer në një video feste që bëri bujë javën e kaluar. Ylli i internetit publikoi foton e puthjes në TikTok, pas së cilës bëri xhiron e mediave finlandeze. Särkkä gjithashtu kërkoi falje të martën: Postoi një foto të papërshtatshme që duhej ta kisha lënë anash. Më vjen shumë keq dhe kërkoj falje për sjelljen time”, ka shkruar ajo në Instagram.

 

36-vjeçarja, e cila erdhi në pushtet në vitin 2019, nuk e ka fshehur aspak se po shijon aktivitetet normale që karakterizojnë bashkëmoshatarët e saj, si për shembull të shkojë në klube me miqtë dhe të marrë pjesë në festivale muzikore, pavarësisht kritikave nga disa qarqe të jetës publike finlandeze.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *