Një tjetër triller në Netflix, një tjetër histori e vërtetë rrënqethëse

Pas serialit “The Watcher” dhe një sërë projektesh të tjera triller, madje edhe horror, të bazuara në histori të vërteta, Netflix sjell një tjetër film, që le të themi nuk është për njerëzit me zemër të dobët.

“The Good Nurse” flet për infermieren Amy Loughren (e luajtur nga Jessica Chastain), një nënë beqare që punon në spital gjatë turnit të natës, teksa përballet edhe me një sëmundje të zemrës. Filmi tregon historinë e saj dhe se si shpejt bëhet dyshuese për mikun dhe bashkëpunëtorin e saj në institucionin shëndetësor, Charles Cullen (luajtur nga Eddie Redmayne), pas një seri vdekjesh misterioze.

Çka është më rrënqethëse është se filmi bazohet në historinë e vërtetë të vrasësit serial Cullen, i cili pranoi se kishte vrarë deri në 40 pacientë gjatë karrierës së tij 16-vjeçare në shumë spitale në SHBA.

Ai u arrestua në vitin 2003 dhe tani po vuan dënimin me burgim të përjetshëm, megjithatë sipas ekspertëve Cullen mund të kishte vrarë në të vërtetë qindra njerëz, edhe pse nuk e ka pranuar kurrë. Edhe infermierja Loughren është një person real dhe e njohur pas ekspozimit të kolegut të saj, edhe pse përballej me shumë vështirësi në jetë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *