Rreth 500 emigrantë kanë dhënë alarmin për ndihmë nga një varkë në brigjet e Siçilisë, njoftoi organizata ‘Alarm Phone’. Kjo e fundit, e cila operon me një linjë telefonike emergjente për migrantët në rrezik në det, tha në Twitter se kishte informuar “autoritetet kompetente” dhe u tha atyre “Mos humbni kohë: dërgoni ndihmë menjëherë!”.
Anija është nisur nga Libia në drejtim për në jug të Siçilisë.
Qeveria e krahut të djathtë të Italisë njoftoi të enjten dënime më të ashpra për kontrabandistët e emigrantëve dhe zotohet të godasë kalimet e parregullta detare duke hapur rrugët legale të migracionit.