Një vit më parë pranuan se janë bashkë, fejohen Tom Holland dhe Zendaya

Përdoruesit e rrjeteve sociale besojnë se Tom Holland dhe Zendaya janë fejuar. Burimet për Us Weekly kanë pohuar se ata po “planifikojnë absolutisht një të ardhme të vërtetë së bashku”. Dyshja e famshme u njohën në xhirimet e filmit “Spider-Man:Homecoming” në vitin 2016.

Thashethemet për një lidhje nisën kur filmi doli në kinema në vitin 2017 por vetëm në korrik të 2021-it ata konfirmuan se janë bashkë. Çifti preferoi që ta mbajë lidhjen larg vëmendjes së publikut. Në një intervistë për GQ në nëntor 2021, Holland tha:

“Një nga anët negative të famës sonë është se privatësia nuk është më në kontrollin tonë dhe një moment që ju mendoni se është mes dy njerëzve që e duan shumë njëri-tjetrin tani është një moment që ndahet me të gjithë botën”, tha asokohe aktori.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *