Sot 1 vit më parë ishte finalja e “Big Brother Vip Albania 1” ku Beniada Nishani, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Ilir Shaqiri ishin 4 finalistët që luftuan për më shumë se 100 ditë për çmimin e madh. Por në fund çmimin e madh e fitoi Iliri.
Emocionet e asaj nate i ka ndarë me ndjekësit Einxhel, e cila falë atij formati njohu dashurinë e jetës e sot janë prindër të një djali. Në një ‘Instastory’ ajo shkroi se është shumë krenare për eksperiencën e kaluar dhe për finalen e merituar për të katërt banorët.
Mesazhi i Einxhel:
Ta ndash finalen me miken e ngushte te atij rrugetimi dhe dy ‘rivalet’ e mi tregon qe ajo eksperience eshte me shume se nje gare…
I perngjason jetes tone, ku na duhet dhe mund te korrim sukses krahe atyre qe duam me se shumti dhe atyre qe duhet te gjejme menyre te bashkëjetojmë pavarësisht mosperputhjeve tona…
S’ja kam thenë kurre ndoshta, por sot me shume se kurre jam krenare per finalen e merituar qe patem secili prej nesh!!