U konsiderua si një prej deputetëve më të votuar të PD-të në Tiranë, në zgjedhjet e 25 prillit, por tani Agron Shehaj, ka nisur turin e takimeve në rrethe jo më për votë deputeti por për marrjen e kryesimit të partisë më të madhe opozitare.
Këtë herë vlonjati i suksesshëm në politikë dhe biznes, Shehaj, u ndal në kryeqendrën e veriut, Shkodrën, që njëherësh është edhe bastion i patundur i demokratëve.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët e këtij qyteti, Shehaj është munduar që të bindë demokratët e Veriut se përse ata duhet ta votojnë për ta zgjedhur në vend të Lulzim Bashës.
Duke thënë se pse një vlonjat ka zgjedhur ta nis fushatën e tij në Shkodër, Shehaj i është përgjigjur po vetë kësaj pyetje.
Sipas tij, ai zgjodhi Shkondrën sepse mendon se është një nga vendet që ka vuajtur mungesën e lirisë dhe njëkohësisht, qyteti që ka luftuar më shumë për lirinë, ishte përgjigjja që u ktheu Shehaj të pranishmëve demokrat përpara tij.
Ndër të tjera, deputeti i PD-së, gjithashtu tha se një nga arsyet përse ka zgjedhur të kandidojë për kryetar të PD-së, është të qenit njëri i lirë.
Rikujtojmë, se Shehaj është një ndër pesë kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, i cili do të zgjidhet me 13 Qeshor.
“Ju falënderoj për kohën dhe dua t’i jap përgjigje pyetjes, përse një vlonjat e fillon fushatën në Shkodër? Përgjigja e kësaj është shumë e thjeshtë, e zgjodha sepse Shkodra është vendi që ka vuajtur më shumë mungesën e lirisë në Shqipëri dhe është qyteti që ka luftuar më shumë për lirinë.
Arsyeja përse kam shpallur kandidaturën si kryetar i Partisë Demokratike është sepse unë jam njeri i lirë. Kuptohet nuk do të mjaftojë, por sa më të fortë të jemi, aq më shumë mundësi do të kemi për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës”,– tha Shehaj.
/Priza.al/