“Një zemër e mirë ka pushuar së rrahuri”/ Argjira Spanca humb njeriun e shtrenjtë

Moderatorja e njohur Argjira Spanca, është kaq shumë e komentuar dhe e dashur për publikun. Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm mjaft të hidhur. Argjira ka postuar në “InstaStory” një foto të gjyshit të saj, ku bën me dije se i shtrenjti i saj është ndarë nga jeta.

Ajo shkruan: “Një zemër e mirë ka pushuar së rrahuri. Ne ndahemi me gjyshin tonë të dashur.”

Moderatorja e njohur e “Top Channel”, ka prekur më herët të pranishmit në “E’diell”  dhe publikun nga ekrani me historinë e jetës së saj. Argjira ka kujtuar me mall të atin i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë, teksa ka treguar se ka qenë shumë e lidhur me të.

“Më merrte me vete në mal, dilnim për gjueti, ishim shumë të afërt”- ka thënë moderatorja më herët, e cila u shpreh se megjithëse ai i mungon fizikisht, ajo e ndjen gjithmonë pranë prezencën e tij.

“Kur mendoj ta bëj apo jo diçka, gjithmonë pyes veten si do të donte babi, më duket se më ndjek në çdo hap”- tregoi Argjira e emocionuar dhe mes lotësh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *