Shqipërinë e ndajnë 37 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit. Partitë politike janë angazhuar në fushatat politike duke prezantuar planet e qeverisjes. Sot kryedemokrati Basha ka renditur sipas tij një nga dështimet e kryeministrit Rama në këto 8 vite.
Kryedemokrati, duke iu referuar të dhënave të INSTAT, thotë se qarku i Elbasanit është qarku me rënien më të madhe të numrit të popullsisë, e shkak për të sipas tij është varfëria dhe papunësia.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
37 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cili është qarku me rënien më të madhe të numrit të popullsisë gjatë këtyre viteve? Përgjigja: Qarku i Elbasanit. Sipas ISNTAT, qarku i Elbasanit ka pasur rënien më të madhe të numrit të popullsisë, për shkak të varfërisë dhe papunësisë.