Njëra drejtoreshë e ISHP-së, tjetra e QSUT-së! Ndryshimet e reja të qeverisë

Eugena Tomini është liruar nga detyra si zëvendësministre e Shëndetësisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave që në mungesë të kryeministrit Edi Rama i cili ndodhet në vizitë zyrtare në SHBA, është drejtuar nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

Tominit i është besuar një tjetër detyrë. Burime bëjnë të ditur se ajo është emëruar drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, duke zëvendësuar kështu Albana Ficon. Kjo e fundit, pak ditë më parë u emërua drejtoreshë e QSUT-së. Lajmin e bëri të ditur Ministrja Ogerta Manastirliu.

“Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. Faleminderit Enkelejdi Jotit për punën në këto vite jo të lehta”, thekson Manastirliu.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *