“Njëra ka superbashkëshort”, Xhaçka – Berishës: Jam krenare për bashkëshortin tim, je e kaluara e hidhur e këtij vendi

 Pas fjalës së ish-kryeministri Berisha në foltoren e vendit i cili hodhi akuza për bashkëshortëin e ministres Xhaçka, Xhaçka reaguar duke thënë se është krenare për bashkëshortin e saj.

Ajo shtoi se ai nuk ka përfituar asnjë cm tokë nga shtesi, ndërsa Berisha është e kaluara e hidhur e këtij vendi.

DEBATI:

Berisha: Të gjithë keni bashkëshortë, po njëra ka super bashkëshortë, e ka gëzuar me prona, ai është investitor strategjik.

Xhaçka: Je e kaluara e hidhur e këtij vendi. Shëmbëlltyrë e vdekjes politike që i ulërin dëshpërimi i vulës së fatit të vet.

Fatin që e kë shkruar vet me duart e përgjakura të pushtetit tënd politik.

Bashkëshorti im s’ka përfituar asnjë cm2 tokë nga ky shtet. Ai është në pronën e tij, me investimin e tij privat. Une jam krenare për burrin tim, po gruaja juaj, është krenare për ju? /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *