“Njërës i vranë 3 burra, u bë si vejusha e zezë”, gazetari: Mbas çdo missi qëndron një pis

Femrat e show-bizzit shpesh vihen në qendër të vemendjes jo vetëm për artin që përcjellin, por për jetën e tyre personale. Ato bëhen më tepër të famshme për ndërhyrjet estetike, dhe për partnerët që i ‘sponsorizojnë’.

Shumë prej tyre e mbajnë të fshehtë romancën, ndërsa fshihen pas një bosi. Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka zbuluar disa detaje pikante se si funksionon kjo skemë.

Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Roped”, Hoxha tha se pas çdo missi, qëndron një mashkull që i plotëson atë standart jetese që ajo kërkon.

PJESË NGA BISEDA: 

Artan Hoxha: Mbas çdo missi që del atje, qëndron një pis mbrapa. Këto që kanë ndonjë dekoratë. Ka qenë një periudhë që shumë prej tyre ka qenë lëndë e parë e jona. Ka qenë njëra që ia vranë nja 3 herë burrat, ishte bërë si vejushë e zezë. Fundi i viteve 2000, o ishte e dashura e atij, ose e këtij. Mesa duket vetëm ata mund t’ja jepnin atë standard jetese që kërkojnë.

Ka pasur femra të inkriminuara?

Artan Hoxha: Ende nuk kemi kalibër të rëndë, por kemi patur në shumë raste. Ishte një kimiste “Big Mama”, punonte dhe në Kosovë. Në ’97 shkoi e vrau 4 veta në Ersekë, dhe vrau të fortë, jo njerëz kështu. Ka tre mënyra për të kapur një bos krimi; telefoni; mjeti i lëvizjes dhe po i kape shijet për femra.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *