‘Njerëzit të jenë të lirë si në BE’, Rama merr pjesë në inagurimin e pikës së re kufitare që na lidh me Malin e Zi

Është hapur sot në Grabom të Malësisë së Madhe një pikë  e përbashkët kufitare me Malin e Zi, në vazhdën e lehtësimit të lëvizjes drejt një Ballkani të Hapur. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ndodhet në Grabom ka marrë pjesë në inagurim.

Rama është shprehur se në këtë pikë të re kufitare me Malin e Zi qëllimi është që njerëzit e rajonit të ndjehen dhe të jenë të lirë si në BE. Ndër të tjera ai thotë se kjo është e dyta pikë doganore që bashkon Shqipërinë me Malin e Zi dhe nuk duhet ti ndajë.

‘’Dua ta falenderoj palën malazeze për realizimin e këtij investimi sepse prej sa kohësh e kishim kryer investimin dhe tani pika doganore e dytë që na bashkon dhe nuk duhet të na ndajë. Uroj shumë që me kryeministrin Krivokapiç, Abazoviç, ne të përparojmë dhe Mali i Zit ë përfshihet në iniciativën e Ballkanit të Hapur.’’- tha Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *