Njerëzit tregojnë ç’duhet të keni parasysh nëse dyshoni se partneri ju tradhton

1.

“Djali më kishte fshehur telefonin dhe unë mora celularin e tim shoqi dhe i rashë numrit tim për ta gjetur ku ishte nëpër shtëpi. Teksa mbaja telefonin në duar i vjen një mesazh ku shkruhej “të dua” nga një kolege pune. Pastaj kalova më shumë se 1 orë duke lexuar mesazhet e 3 muajve tradhti. Historia vazhdoi edhe 5 muaj të tjerë pasi e zbulova.”

2.

“Isha në shtëpinë e tij dhe ramë për të fjetur gjumë më herët se zakonisht. Atij i erdhi një mesazh nga një vajzë e cila i uronte “gjumë të rehatshëm”. E pyeta mëngjesin tjetër se kush ishte dhe përgjigja e tij ishte: “S’po të tradhtoj”. Nuk ishte kjo pyetja ime në fakt, por nejse. E mora mesazhin.”

3.

“Goca besojini instiktit tuaj. Unë nuk doja të dilja me një djalë sepse e dija që ishte tradhtar, por duke qenë se këmbënguli dhe ishte karizmatik, pranova. Pas ca javësh një miku ynë i përbashkët më tha se më tradhtonte me një kolegen time të punës. U përballa me të edhe fizikisht madje dhe pastaj u ndamë. Ai vazhdoi të dilte me kolegen, e cila më pas e tradhtoi kur ishin me pushime dhe e la për një tjetër. Karma.”

4.

“U çova në mes të natës sepse isha e uritur dhe pashë tim shoq që u fut në shtëpi. Më tha se po pinte duhan jashtë. E njëjta gjë ndodhi sërish brenda 1 jave dhe unë i vura GPS. Rezultoi se shkonte për plot 6 orë tek shtëpia e një vajze beqare aty pranë shtëpisë sonë.”

5.

“Unë kam pasur dy ish-të dashura që ishin të bindura se unë i tradhtoja. Në fakt unë nuk i tradhtoja. Më lodhën aq shumë, por të paktën nxora ca mësime. E para është që askush s’ka të drejtë të prekë gjërat e mia personale. As telefonin tim, as kompjutrin dhe as letrat e mia. Nuk më intereson nëse njihemi prej 2 muajsh apo 20 vitesh. Nëse do të ndërhysh tek privatësia ime dhe ta cënosh atë, vazhdo sepse nuk ke më punë me mua. E dyta është që jo gjithmonë ajo ndjesia instiktive është e vërteta. E treta, telefoni im i kthyer përmbys është thjesht një zakon që më ka mbetur nga puna sepse nuk dua që kolegët të shohin mesazhe pa vend që më vijnë nga shokët.”

6.

“Unë e dija që bashkëshorti im i 20 viteve më tradhtonte. Kisha copëza të vogla provash, por stili i jetës dhe gjendja financiare s’më lejonte të ikja. Në fund, ai më tregoi për një nga të dashurat e tij me të cilën nuk donte të shkëputej. Nga ana tjetër nuk donte të ndahej as nga unë. Martesa jonë mori fund. Unë manipulohesha kollaj fare, isha e izoluar nga të gjithë dhe shumë e lodhur mendërisht. Ai ndërkohë vazhdonte me të dashurat e tij derisa njëra prej tyre ishte shtatzënë. Ai erdhi në shtëpi një ditë të bukur dhe më tha se do të bëhej baba së shpejti.”

7.

“Aksidentalisht ai la hapur telefonin kur po flisnim bashkë. Unë dëgjova çfarë po ndodhte. U kuptua që ishte në një shtëpi me dikë. Zbulova që shkonte me një grua të pasur shumë më të madhe se veten pas shpinës sime.”

8.

“Mua ma tregoi dashnorja e tij. Ajo erdhi dhe më ligjëronte gjëra të tipit “nëse ti do dije si ta kënaqje”, etj, etj. Ia preva shkurt dhe thjesht e falenderova që ma kishte hequr qafe. E gjithë kjo ndodhi në periudhën kur ne supozohej të merrnin shtëpi dhe të martoheshim. Ajo më shpëtoi për fije nga kolapsi financiar dhe ai mendor. Të paktën e dija më kë s’duhej të martohesha. Pas 1 viti ajo e la sepse e gjeti duke e tradhtuar me motrën.”

9.

“Isha 8 muajshe shtatzënë. I rashë telefonit të tij dhe mu përgjigj një grua. Më e bukura është se ajo u çmend kur mësoi kush isha unë. Mesa duket si pëlqente të quhej tjetra dhe më fajsoi mua, edhe pse unë me të dashurin jetonim bashkë dhe prisja fëmijën e tij. Qava kaq shumë atë natë dhe gati sa nuk e linda bebin para kohe nga stresi.”

10.

“E zbulova kur ajo tjetra mbeti shtatzënë. S’kishte zgjidhje tjetër veçse të ma thoshte.”

Burimi: BuzzFeed

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *