Kristi u acarua shumë me veprimin e Efit dhe i tha asaj se është njeri pa karakter dhe dinjitet, që erdhi i hodhi vezët në kokë, aq më tepër në një kohë kur ai nuk e priste një gjë të tillë.
Kjo e fundit zgjodhi ta injoronte dhe i tha mos të bëjë zhurmë, sepse ka dalë të shijojë diellin.
Luizi nga ana tjetër e mbrojti Efin dhe u shpreh se veprimi i saj ishte për t’i treguar Kristit që në shtëpi ka ligje dhe shtet.
Kristi u shpreh se në shtëpi ka vetëm njerëz bullizues dhe se e vetmja gjë që ata dinë të bëjnë është të shajnë e të ofendojnë.
Madje ai tha se Luizi është i korruptuar dhe bën aleanca gjithë kohën me grupin e tij.