Një shtetas shqiptar është burgosur për 5 vite në burgun e Britanisë së Madhe, pasi mësohet se merrej me gjetjen e shtëpive të boshatisura për t’i kthyer në ferma kanabisi dhe ndihmonte grupe të ndryshme që t’i menaxhonin.
Mësohet se Jetmir Metushi gjente godina dhe i kthente ato në “shtëpi bari”, si dhe gjente njerëz që merreshin me rritjen e bimëve të kanabisit dhe u jepte atyre edhe këshilla teknike rreth rritjes.
Ndër të tjera personave të cilët merreshin me rritjen e bimëve të kanabis, Metushi u jepte këshilla teknike rreth rritjes.
Ky i fundit është arrestuar pranë një prone në rrugën “Wetherby”, Leeds pas një operacioni të policisë më 5 shtator të vitit që shkoi. Brenda pronës në fjalë u gjetën 402 bimë kanabisi gati për t’u vjelë me një vlerë prej £200,000 nëse do të shiteshin në përdorues droge individualë.
Si duket Metushi është shfaqur në disa pamje filmike pranë një tjetër shqiptari, Aleks Gjini i cili kishte për detyrë të ruante “shtëpinë e barit” si dhe të kujdesej për bimët.
Sipas prokurorit të çështjes, Gjini u pikas nga policia ndërsa i afrohej godinës me një palë çelësa në duar dhe më pas tentoi të largohej kur pa policinë. Nga ana tjetër, Aleks Gjini u dënua 2.5 vite burg.