Martyn Ford ka zbuluar se nuk do të përballet më me Hulkun iranian më 30 prill.
Edhe pse në sensione e internetit do të duhet të përballeshin fundjavën e kaluar, por ndodhi që ndeshja të shtyhej për 4 javë.
Sakaq, një tjetër shtyrje e mundshme po riplanifikohet, ka konfirmuar Ford. Evenimenti në arenën O2 të Londrës do të vazhdojë dhe do të shfaqë ish-mbrojtësin e Manchester United dhe Francës, Patrice Evra, i cili do të debutojë kundër yllit të YouTube-s, Adam Saleh. Ish-ylli i Tottenham-it, Jamie O’Hara, do të jetë gjithashtu në aksion.
Kujtojmë se Ford dhe Hulk, emri i vërtetë Sajad Gharibi kanë pasur një rivalitet të gjatë i cili filloi me sugjerimin se ata përplaseshin në kafazin e MMA, por që tani është anuluar.
Është konsideruar si njeriu më i frikshëm në planet, Martyn Ford. Ford ndërkohë ka pranuar se lufta e tij me kundërshtarin do të shtyhet, edhe pse evenimenti do të mbahet.
“Kjo është një deklaratë që nuk doja ta bëja, por fatkeqësisht lufta ime do të shtyhet. Evenimenti do të zhvillohet, është vetëm lufta ime”, tha Ford me anë të një video.
“Ngjarja do të vazhdojë dhe ka disa njerëz të mrekullueshëm që do të luftojnë. Fatkeqësisht, i imi nuk do të jetë njëri prej tyre, për arsye që nuk janë nën kontrollin tim. Nuk duhet një gjeni për t’i kuptuar të gjithë rrethanat. Nuk dua të ndjek rrugën e të folurit për këtë; shumë kohë dhe energji janë humbur”.
“Unë jam ende duke u stërvitur fort, do të ketë një debutim. Do të ketë një luftë, thjesht nuk jam 100 për qind i sigurt se kush, kur dhe pse, por do të ndodhë”, ka shtuar më tej ai.