19 prill 2020 ishte data kur kryeministri Edi Rama propozoi amnistinë Fiskale, ku sipas tij do të ishte gjithëpërfshirëse për të lehtësuar maksimalisht ata të cilët jetojnë në emigracion por edhe ata të cilët që jetojnë në Shqipëri.
Prej 30 vitesh kërkohet të formalizohet ekonomia dhe paratë jo formale. Pra, në hije të së cilës Rama nënkupton “tregoni xhepat”, por sot 19 Prill 2022 kjo nisëm është në një tjetër nivel dhe shumë pranë realizimit të saj. Qeveria ka deklaruar se miratimi i këtij ligji do të kryhet brenda muajit maj të vitit 2020. Kjo lëvizje vjen pas pyetësorit që Rama i dërgojë në shtëpi çdo shqiptari dhe sipas tij populli ishte pro amnistitë fiskale. Pas kësaj Kreu i qeverisë deklarojë se zëri i qytetarit do të vendoset në zbatim dhe ligji do të kalojë për miratim.
“Do jetë një amnisti gjithëpërfshirëse për të lehtësuar maksimalisht ata që jetojnë në emigracion dhe ata që jetojnë në vendin tonë dhe janë në nevojën 30 vjeçare për të formalizuar paranë jo formale. Amnistia ndalon riciklimin e të ardhurave nga pasuritë kriminale. Përjashtohen të gjithë politikanët, zyrtarët e lartë së bashku me rrethin familjar dhe të gjithë ata që militojnë në radhët e policisë, prokurorëve dhe në rangjet e larta të administratës. Çdo qytetar që ka një pasaportë shqiptare mund të përfitojë nëse nuk është në kategoritë përjashtuese”, tha kryeministri.
Kujtojmë se si hap është ndërmarrë për herë të parë prej ministrit të Ekonomisë në atë kohë, Ritvan Bode i cili propozoi ligjin “Amnistia Fiskale”, në vitin 2011. Ku dhe Bode, kishte në thelb “Legalizimin e kapitalit”, çka do t’i lejonte emigrantët të deklaronin dhe regjistronin pasuritë e tyre në vend pa pasur penalitete.
Faktikisht ekspertët në lidhje me këtë temë delikate janë ndarë në dy kampe disa janë kundër dhe disa janë pro. Ekonomistët më të mirë vendas, me argumente të qarta, e shohin si nisëm pozitive, inciativën e qeverisë për të amnistuar paratë e paligjshme. I pyetur nga Priza.al, eksperti Agim Binaj, shprehet se “ Duhet të ndjekim eksperiencën e vendeve të tjera, rast konkret Italinë.
Kjo për vetë faktin se dhe nga instinkti, njeriu kur gabon, duhet ta falësh. Kjo sepse në vend kanë ndodhur shumë gjera, dhe kjo do i jepte një frymë të re Shqipërisë, gjithmonë nëse nuk do të “futet” në kanalet politike, dhe të mos të shihet si aktivitet që lidhet me krimin.
Ndër të tjera, Binaj se “biznesi dhe ndërmarrje duhet të bëjë punë e vet dhe mos të përfshihet në politikë, vetëm kështu ajo nuk do të shihet si veprimtari kriminale. Si dhe shton fokusin se kjo amnisti do të çlirojë shumë asete dhe të ardhura në vend. Pasi një person i cili ka ndërtuar një pasuri jashtë, do të kthehet duke i deklaruar ato, kjo do të sjellë çlirim të të ardhurave. Sakaq, rreth 40-45% e të ardhurave në vend nuk deklarohen, dhe në momentin kur kjo nisëm të zbatohet rreth 800 milionë euro do t’i shtohen buxhetit të shtetit nga evazioni fiskal”.
Fokusi kryesor sipas ekspertit duhet të jetë tek “falja” dhe tek mënyra se si ligji do të përcaktojë deklarimin e vlerës monetar, si do të transferohen duke mos e përfshirë kështu në kanalet e politikës, kontrabandës, krimit. Pra, të mbizotërojë pozitiviteti, duke ruajtur kështu balancën dhe mos të përdoret termi “Oligarki”. Pasi për Binaj, ky term në vetvete do të thotë pushtet, dhe vetë qeveria është pjesë këtij pushteti.
Në përmbyllje të profesori shton se “Njeriu nuk duhet të vdesë me mëkate, por ndryshe nga eksperiencat botëror, në Shqipëri kemi luftën për të marrë meritën. Prandaj dhe palët kundërshtare nuk po e ndihmojnë që çështja të “jetësohet”.
Por ka dhe nga ata të cilët janë rreshtuar në anën tjetër të medaljes, kundër kësaj iniciativë të qeverisë për të amnistuar paratë e paligjshme. Eksperti i ekonomisë, Pano Soko shprehet për Priza.al se amnistia fiskale do t’i bëjë shqiptarët që t’i hedhin edhe më shumë sytë nga aktivitetet kriminale.
Kjo për vetë faktin se tashmë janë mësuar, sepse do të vijë një ditë ku edhe qeveria e radhës do t’ja pastrojë atyre paratë e fituara nëpërmjet krimit.
Sipas Sokos, nuk mund të kemi lirim të ekonomisë, duke formatizuar kapitalin e vënë me aktivitete të paligjshme. Padi ekonomia është kapur shtrembër që në strukturë, për këtë arsye nuk i mungon as kapitali. Madje arrin deri aty, sa bankat shqiptare të investojnë jashtë.
Por çfarë do të ndodhë me faljen dhe pse pikërisht në një moment të tillë për vendin?
Amnistia tashmë ka marrë vëmendjen e gjithsecilit prej nesh, kjo me pretekstin për t’i dhënë një dorë të jashtme ekonomisë. Dihet tashmë që tregu ka nevojë për likuidime ashtu si dhe ekonomia ka nevojë për shumë investime. Por vlen të theksohet se më së shumti kanë nevojë individët dhe subjektet e biznesit, të cilët duhet të pranojnë t’i nënshtrohen kësaj nisme. Kjo sepse, do të jenë pikërisht këta të fundit të cilët do të ofrojnë para, të cilat i kanë pasur jashtë qarkullimit bankar ose të padeklaruara fare.
Pra, në një mënyrë apo tjetër, individët duhet t’i falen pushteti, kjo kundrejt kostos e cila do të caktohet në parlament.
Çfarë është amnistia fiskale?
Në fjalë të thjesht kjo nisëm ka fokus kryesor individët të cilët kanë punuar “në të zezë” në Shqipëri por edhe jashtë vendit të cilët kanë krijuar të ardhura të padeklaruar deri më sot. Pra, do t’u japë një mundësi qytetarëve t’i deklarojnë por po u ndëshkuar, kjo pritet të jetë lehtësimi kryesor. Si dhe do tu falen të gjitha detyrimet e prapambetura si pasojë e mosdeklarimit të pasurisë së tyre, kjo e vënë duke punuar në të zezë.
Por, vlen të theksohet se ligjërisht mosdeklarimi i pasurisë përbën vepër penale, pasi individi konsiderohet se ka fshehur të ardhurat dhe nuk ka paguar kurrfarë tatimi mbi të ardhura, kjo në vlerën 15%. Për rrjedhojë, amnistia fiskale do t’i japë atyre të drejtën për të deklaruar pasurinë, dhe nuk do të ketë penalitete.
Me një kuptim më të përgjithshëm e më të plotë amnistia fiskale është një vendim legjislativ i një qeverie ose një parlamenti për të falur ose për të anuluar të gjithë detyrimet e prapambetura, kryesisht me natyrë fiskale që individët apo institucione të ndryshme kanë në raport me pagesat që nuk kanë kryer dhe mos të jenë inkorrekt me sistemin fiskal të vendit./Priza.al