Njeriu që qesh, njeriu që i bën reklamë dhe Pali që vret veten prej tyre. Iutecredit, kjo piramidë gjakpirëse në mes të Kampionatit Evropian, tentakulë ruse që rrjep shqiptarët

INVESTIGIM

Njeriu që qesh, njeriu që i bën reklamë dhe Pali që vret veten prej tyre. Iutecredit, kjo piramidë gjakpirëse në mes të Kampionatit Evropian, tentakulë ruse që rrjep shqiptarët

Publikuar: 05/07/2024

Është fytyra e Alban Xhihanit që na del para, në mes dhe përgjatë çdo ndeshje të këtij Kampionati Europian.

Emocionet prej Kombëtares së Shqipërisë pështyheshin nga reklama për IUTE-n që bënte komentator Xhihani, Albani i “mikrokredive”.

Sa mijëra e mijëra tifozë të kombëtares shqiptare janë ndjerë të tradhëtuar kur para himnit, flamurit kuq e zi, shfaqej reklama cinike e IUTES-s.

Surrati i Akan Ajdin, njeriut që qesh me dhimbjen e viktimave të tij, ashtu si zgërdhihet Olsi Ibro i MCA, ashtu si gajasej Arben Meskuti i Final, është pas reklamave mashtruese.

Bashkë me ta Xhihan komentatori bën temenanë e tyre, për dy lek të qelbura duke i “kënduar” IUTES që po vret popullin e kombëtares shqiptare.

Skema e mashtrimit të mikrokredive krijuar nga Guvernatori Sejko që krijoi perandorinë e fajdeve mashtruese në Shqipëri është një bosht që lidh “MCA”, “Iutecredit Albania”, “KREDO.al” dhe “Final”.

Asgjë nuk ka dale Akoma në dritë nga mashtrimi gjigand që ka ndodhur këto pesë vjet në Shqipëri.

“Iutecredit Albania” dhe “KREDO.al”, tentakula ruse në Shqipëri, kanë dhënë mbi 200 000 mijë kredi nga blerjet e vogla në çdo cep rrugice në fshatra e qytete ku ka një dyqan dhe ka mundësi shitjeje.

Çdo “kredi” e IUTE-s në vonesë shitej tek MCA, çdo kredi e KREDO-s shitej tek Final.

Skema perfekte përfundonte në duart e Olsi Ibros dhe Arben Meskutit që i fusnin njerëzit si Pal Trashaj në “grirësen” ADCA.

Përveç 100 000 shqiptarëve të mashtruar nga blerja e kredive nga bankat e nivelit të dytë, janë edhe 100 000 të tjerë viktima të IUTE-s që inventari i Gent Sejkos nuk i ka “kapur” dot. Ato nuk kanë dale që të zbutet skandali dhe vjedhja. Ato po i zbulon SPAK.

IuteCredit nga Estonia me 1.2 milionë banorë, erdhi në 2016 në Shqipëri dhe gjeti “Eldoradon”, atë që nuk e lejuan ta gëzonte në Kosovë.

Gjeti “njeriun që qesh” Akan Ajdin, drejtorin kopetent me lidhjet e duhura. Akan Ajdin me emër libian është miku i ngushtë i Eduart Shalsit dhe Gent Sejkos, qesh sa herë shfaqet në Komisionin e Ekonomisë ose në ndonjë emision televiziv të sponsorizuar prej parave të vjedhura tek mijëra viktimat e IUTE-s.

Akani qesh me viktimat si Pali, se ato do i mbajë në kurriz MCA dhe Final. Por e vërteta e madhe është në sirtarët ende të pahapura të magazines MCA-Final. Aty janë mbi 100 000 mijë kredi të shitura nga Akan Ajdin i IUTE-s që vazhdon të bëjë reklamë për të mashtruar 100 000 mijë “Pal Trashë” të tjerë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *