Njësia 10, Veliaj: Ndërhyjmë në çdo lagje dhe rrugicë; Rikonstruktojmë shkollën ‘Avni Rustemi’ dhe kopshtin 37

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në takimin me banorët e Njësisë 10 në kryeqytet, renditi disa nga investimet kryesore që pritet të bëhen në këtë zonë. Duke filluar nga rrugicat e lagjes, e deri te rikonstruktimi i shkollës “Avni Rustemi”.

“Kemi planifikuar një ndërhyrje në të gjithë njësinë, duke filluar me rrugët “Islam Alla”, “Him Kolli, “Gjon Muzaka”, “Hajdar Hiti”,” Vangjush Furxhi”, “Mujo Ulqinaku”, degëzimin te rruga e Bogdanëve, rruga lidhëse “Islam Alla” me “Hajdar Hitin”, rruga lidhëse “Islam Alla” dhe “Him Kollin”, dhe një rikualifikim të pjesës së mbetur të Bllokut te tregu çam. Ndërkohë, oreksi vjen duke ngrënë, kur njerëzit shohin si janë bërë shkollat “Sami Frashëri”, “Servete Maçi”, “Kosova”, “Qemal Stafa” e kështu me radhë.

Shkolla e fundit që na ka mbetur për Njësinë 10 është shkolla “Avni Rustemi”. Kemi vendosur t’í bëjmë një rikonstruksion total shkollës në vitin 2023. Në buxhet, për këtë vit, kemi futur edhe kopshtin nr. 37, që është kopshti i fundit që na ka ngelur nga njësia pa vënë dorë. Është një nga temat për të cilat unë jam më shumë krenar. E nisa duke folur për fëmijët dhe unë besoj se jemi sjellë si një familje tipike shqiptare. Rregullojmë njëherë gjërat për fëmijët, pastaj kemi mundësinë edhe për gjërat e tjera”, tha Veliaj.

o.j/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *