Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nën shoqërinë e shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Arben Kingji, si dhe drejtorin i përgjithshëm AKMC Haki Çako ka bërë ditën e sotme një bilanc të punës dhe arritjeve që janë bërë në vitin 2022.
Ai u ndal tek njësinë ushtarake të mbrojtjes kibernetike ku tha se këtë vit kjo njësi do të plotësohet nga ana e kapaciteteve njerëzore.
Peleshi u shpreh se do të garantohen paga më të mira se në sektorin privat për të qenë konkurrues për shkak të kësaj kategorie.
“Një nga projektet e rëndësishme është njësia ushtarake e mbrojtjes kibernetike e cila ka marrë një peshë të re për shkak edhe të sulmeve kibernetike të vitit të kaluar.Po rekrutojmë ekspertë të rinj të sigurisë kibernetike. Kemi rritur pagat. Burokracia shtetëror nuk të lejon të dalësh nga kategoritë e pagave të caktuar. Qeveria po aplikon një regjim kompetitiv. Në tregun e punës këto janë profesionet më të mirë paguara. Mund ta sheshin veten edhe përtej kufijve pa qenë nevoja të lëvizin nga Shqipëria. Sepse shumë shërbime mund të ofrohen online. Nëse nuk jemi konkurrues në pagesa nuk rekrutojë dot staf. E kemi vendosur do të jemi madje, në institucionet e shtetit, do të kenë paga më të mira dhe se private. Deri tani kemi rritur ndjeshëm. E testuam me 7 vende pune që hapën në njësinë ushtarake për mbrojtjen kibernetike. Do krijojmë qendrën operacionale për sigurinë kibernetike. Viti 2023 do të jetë viti kur anëtarësimi ynë do ë jetë i plotë. Një sistem komunikimi tokë ajër tokë bëhet i mundur falë këtij partneriteti”, tha Peleshi.