Hakim Ziyech është emri që ka shpërthyer papritur në merkaton e Milanit. Ashtu si Lukaku, edhe ish-lojtari i Ajax që kushton 40 milionë euro nuk është më i qetë në Londër.
Formula? Lojtari e pelqen një transferim në Milano, por mbi çfarë baze mund të vendoset transaksioni me blutë? Formula, për ironi, mund të jetë e njëjtë me atë siç bëri Interi për rikthimin e Lukakut. Një huazim i thjeshtë me të drejtë blerje.
Çfarë mund të pengojë operacionin? Problemi më i madh është i natyrës ekonomike, i referohet rrogës që merr Ziyech në Premier League: 5 milionë paund, rreth 6 milionë euro, një shumë që është jashtë kuotës për sa i përket dëshirës së klubit kuqezi.