Njihej si ‘Zoti i Drogës’/ Por ministri Ulsi Manja e ‘fundos’ përgjithmonë Alket Hatinë! Ja çfarë ka ndodhur…  

I cilësuar nga mediat italiane si “Zot i drogës”, ish-i dënuari Alket Hatia, duket se nuk i ka mbyllur ende “kusuret” me drejtësinë dhe me burgun. Ai do të ekstradohet drejt Italisë për t’u gjykuar nga e para dhe për të vuajtur një dënim që shteti italian pretendon se e ka të papërfunduar për krimet që ka bërë.

Por duket se këtë “peshqesh” të ri Hatisë ja ka bërë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili ka lejuar ekstradimin e tij drejt vendit fqinj, ku rezulton i dënuar me 20 vite burg për drogë.

Nga ana tjetër, Hatia pretendon se e ka kryer në Shqipëri këtë dënim dhe siç ka deklaruar edhe ai vetë, një person nuk mund të të dënohet dy herë për të njëjtin krim.

Por ja që nuk e mendon kështu ministri Manja… Në lidhje me këtë çështje specifike, gjatë një konference për mediat, Manja pohoi se rasti në fjalë ishte “specifik” dhe se, do të diskutonte me homologun e tij italian për këtë rast.

“Lidhur me rastin që citoni ne e kemi marrë këtë shqetësim nga qytetari, në portalin ‘Shqipëria që duam.al’. Është rast që ka marrë zgjidhje me vendim të formës dhe nga gjykatat në Shqipëri. Ministria e Drejtësisë në këtë proces është thjesht zbatuese e vendimeve gjyqësore. Rasti si ky dhe dy të tjera do t’i trajtojmë me palën italiane në nivel tjetër”,- do të deklaronte Manja më 9 nëntor.

Vetëm pak ditë më vonë erdhi dhe leja, ku i hapet rrugë ekstradimit të Hatisë drejt Italisë.

Historia e Alket Hatisë:

Alket Hatia u arrestua në një operacion në Berat. Gjykata e Durrësit e liroi më 11 korrik 2017. Prokuroria iu drejtua Gjykatës së Apelit Durrës, duke kërkuar riarrestimin e të akuzuarit në pritje të ekstradimit të tij në Itali, për të vuajtur dënimin me 20 vite burg, të marrë për trafikim droge dhe pjesëmarrje në bandë kriminale.

Akuza argumentoi se vendimi i Shkallës së Parë, që vendosi lirimin e menjëhershëm të 45-vjeçarit, është i padrejtë dhe në kundërshtim me aktet ligjore që rregullojnë këtë aspekt ndërmjet shteteve në procesin penal.

Në këto kushte, Gjykata e Apelit vendosi si masë sigurie atë të “arrestit në burg” për “Baronin e drogës”, i cili akuzohet nga autoritetet italiane për trafikimin e 350 kilogramëve heroinë.

Sipas autoriteteve italiane, Alket Hatija, është një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ai ishte shpallur prej vitesh person në kërkim, por për të kishte shumë pak të dhëna.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *