Pesë vajza me origjinë nga Venezuela, Kolumbia dhe Spanja janë proceduar penalisht pasi ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira në Durrës.
Zbulimi i kësaj ‘strehëze’ prostitucioni ka ardhur pasi një ditë më parë, njëra prej tyre u konfliktua me një klient nga Shijaku.
23-vjeçarja Darjana Linares, e lindur në Barcelonë, pas një konflikti me 39-vjeçarin Ismet Zoto, është hedhur nga kati i dytë i hotelit.
Për fat të mirë ajo ka shpëtuar pasi ka rënë në tendat e një lokali, por kjo ngjarje zbuloi prostitucionin që ajo ushtronte me shoqet e saj. Në banesën që ato kishin marrë me qira, përveç prostitucionit, përdoreshin edhe lëndë narkotike.
Ka muaj që në Tiranë dhe Durrës janë përhapur me shumicë njoftime për eskorta. Njoftimet qarkullojnë në rrjete sociale dhe në telefona privatë./dita