Të gjithë fëmijët pasi lënë çantat e shkollës apo kur kanë kohë të lirë vrapojnë që të luajnë me shokët dhe shoqet, por mesa duket ka edhe nga ta fëmijë që luajnë duke “punuar” si në rastin e Enloen Kajos vogëlushit 8- vjeçare nga Berati i cili i marrë në një intervistë të dedikuar atij dhe “profesionit” të tij tregoi se ëndrra e tij është të bëhet mekanik dhe e ka filluar që tani ku pasditesh ndihmon babain e tij në servis.
“Kam qejf të punoj me makina të madha, jo me makina të vogla” thot ai
Intervista:
“Unë jam Arbër Kajo, gjyshi Enloenit, shofer makinash të rënda prej 47 vitesh”.
“Unë Drini Kajo, babai Enloenit dhe punoj në servis me makinat e rënda”.
“Unë jam Bernad Kajo, kam servis kamionash të rëndë dhe jam xhaxhai Enloenit”.
“Unë jam Rome Kajo, xhaxhai Enloenit, punoj si gomist”.
“Unë jam Enloen Kajo, jam 8 vjeç dhe do të bëhem inxhinier mekanik”…
Duke parë familjen e Enloenit, jo rastësisht gjatë ditëve të pushimit ai është gjithnjë në sevis i lyer me graso nga koka te këmbët, duke rregulluar defektet e kamionëve. Servisi i familjes Kajo ë këndi i lojërave por edhe vendi i punës për 8-vjeçarin.
Enloeni: Unë jam në klasë së tretë dhe kam filluar që 2 vjeç e gjysmë të vij te servisi. Unë punoj këtu pasi ndihmoj babin dhe xhaxhain.
Gazetarja: Përse vendose të ndihmosh babait, dhe jo të luash me makina?
Enloeni: Se kam qejf të punoj me makina të madha, jo me makina të vogla. Ato janë shumë të vogla dhe nuk bëjnë më për mua. Kur isha i vogël lozja me to, tani luan vëllain pasi ai është 3 vjec e gjysmë.
Unë kam filluar që 2 vjeç e gjysmë dhe e kam marrë vetë zanatin duke parë.
GazetarjaSa të paguajnë?
Enloeni: 5 mijë lekë çdo të shtunë.
GazetarjaMeriton më shumë?
Enloeni: Sepse jam i aftë dhe unë meritoj 10 mijë lekë çdo të shtunë, sepse jam shumë i aftë.
/alfapress