Festa e Krishtlindjeve kremtohet ditët e sotme me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe kartolinave dhe ardhjen e ‘Shën Kollit’ apo ‘Plakut të Vitit të Ri’ në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e datës 25 Dhjetor.
Por, ekzistojnë disa tradita të veçanta lidhur me të. Dikur, thuhej se në këtë ditë, ju duhet të hiqni dorë nga uji dhe mund të konsumoni pije të tjera si çajra apo kafe.
Në Krishtlindje duhen bërë 7 gjëra të mira, në mënyrë që i gjithë viti të jetë i lumtur. Gjithashtu, mund të ndihmoni dike në pamundësi ekonomike ose mund të jepni dhurata të dobishme.
Besohet se nëse gjeni diçka në Krishtlindje, atëherë viti do të jetë i suksesshëm. Ndërsa, nëse përkundrazi, humbni, atëherë duhet të përgatiteni për humbje.
Një shenjë tjetër është një derdhja e çajit ose kafesë në tryezë. Kjo premton një lajm të mirë dhe sukses në të gjitha përpjekjet gjatë vitit.
Një tjetër traditë interesante është vendosja nën jastëk të disa kartëmonedhave, në natën para Krishtlindjes. Me këtë ritual, ju do të bëni thirrje për fat të mirë në vitin e ardhshëm.