Euro vijon të këmbehet në nivelin më të ulët historik të saj. Nëse para një muaji këmbehej në tregun valutor me 120 Lekë, aktualisht ka zbritur në 117 Lekë.
Priza.al ju sjell në vëmendje këmbimin valutor për të gjitha monedhat, të cilat po ashtu kanë pësuar rënie:
- Dollari amerikan blihet me 111.7 lekë dhe shitet 117.7 lekë;
- Paundi britanik sot blihet me 134.5 lekë, dhe shitet me 140.7 lekë;
- Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 115 lekë, shitet me 121 lekë;
- Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 86 lekë dhe shitet me 92 lekë.