Paul Rudd është shpallur mashkulli më seksi në botë për vitin 2021. Rudd, i njohur më së shumti për rolet kryesore në filmat ‘Ant-Man’, ‘This is 40’ dhe ‘Clueless’ u shpall si ‘më i bukuri i botës’ në ‘The Late Show With Stephen Colbert’.
‘Jam i vetëdijshëm se kur njerëzit dëgjojnë se jam zgjedhur për këtë, do të thoshin: Çfarë? Ka kaq shumë njerëz që duhet ta kenë këtë para meje’, u shpreh aktori për revistën People.
Aktori i ‘Clueless’ ka bërë edhe batuta se ka ‘plane të mëdha’ tani që ai ka këtë titull:
‘Unë shpresoj që tani më në fund do të jem i ftuar në disa nga ato darka seksi me Clooney dhe Pitt dhe Michael B Jordan. Dhe mendoj se do të jem në shumë më tepër jahte.’
/Priza.al/