Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 16 nëntor 2022

Ditën e sotme moti parashikohet të jetë me vranësira të dendura në veri dhe në pjesën tjetër me vranësira e kthjellime.

Gjatë ditës priten reshje shiu në veriperëndim me intensitet mesatar. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin.

Në veriperëndim dhe bregdet gjatë mbrëmjes vonë reshjet do të marrin karakter rrebeshesh me rrufe dhe shtrëngata. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet. Valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore 2 deri 17°C, në zonat e ulëta  5 deri 23°C dhe në zonat bregdetare 12 deri 23°C.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *